“Foltorja s’ka krijuar besueshmëri, ka thirrur në koalicion njerëz që i ka quajtur trafikantë drogë”

Analisti Fitim Zekthi në emisionin “Open” në News 24 teksa foli për protestën e opozitës u shpreh kritik ndaj saj. Sipas tij opozita nuk ka arritur të bëjë rezolucion paqëso siç ka pretenduar, pasi sipas tij shumë qytetarë nuk u besojnë më të njëjtave figura që kanë 30 vite në pushtet.

“Lëvizja e Foltores nuk ka rritur të krijojë besueshmëri tek njerëzit. Që në gjenezën e saj nuk u krijua me sinqeritet. Kjo lëvizje mblodhi njerëzit në një stadium dhe tha kjo është PD dhe sulmoi të gjitha institucionet. Ka thënë se do të bëjë një opozitë reale dhe sapo të vijnë këta Rama do të dridhet dhe do të realizohet. Është e dukshme që njerëzit nuk janë në protestë. Kur ka revolucion paqësor bllokohen rrugët. Siç ka ndodhur në ’91 ai ka qenë revolucion paqësor. Populli del në protesta masive. Por për fat të keq Foltorja nuk e bën këtë gjë,. Është e ndërtuar nga njerëz që kanë 30 vite. Foltorja thotë na është bërë komplot me faza, ku në mes nga ambasada amerikane, Xhorxh Soros, ka problem me pranimin e të vërtetës. Ka probleme brenda vetes. Ka thirrur në koalicion njerëz që i ka quajtur trafikantë drogë. E keqja nuk rrëzohet në këtë mënyrë. Revolucioni paqësor është të jetosh me të vërtetën, sakrifikon veten për të vërtetën. Çfarë bëri Gandi, marshoi, këto janë lëvizje paqësore”, tha ndër të tjera Zekthi.

Latest articles

Related articles