Luiz Ejlli, Olta Gixhari, Armaldo Kllogjeri dhe Krist Aliaj të shtunën (11 shkurt) u dënuan nga ‘Vëllai i Madh’ për shkak se kishin thyer rregullat brenda shtëpisë.
Si dënim, ata u dërguan në një ‘burg’ brenda Big Brother VIP Albania dhe nuk duhej të dilnin deri në natën e spektaklit të martën (14 shkurt).
Por, ditën e sotme (e hënë) atyre iu dha një mundësi që ta linin me kusht ‘burgun’.