Credit Suisse ngrin mbi 19 miliardë dollarë fonde të lidhura me Rusinë

Credit Suisse, një kompani e madhe e shërbimeve financiare zvicerane, ka bërë të ditur se ka ndërmarrë veprime për të ngrirë mbi 19 miliardë dollarë para ruse në përgjigje të zbatimit të sanksioneve perëndimore.

Masa është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë të vendeve perëndimore për të bërë presion ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë dhe për të kufizuar qasjen e saj në tregjet financiare globale.

Sipas gazetës “SonntagsZeitung”, disa nga fondet e ngrira i përkasin Bankës Qendrore Ruse ose shtetit rus.

Për shumë vite, Zvicra ka qenë një destinacion i famshëm për elitat ruse dhe vende tjera ish-sovjetike që kërkojnë të çojnë pasurinë e tyre në një vend me rregulla më të dobëta bankare.

Megjithatë, sanksionet e fundit e kanë bërë gjithnjë e më të vështirë që rusët të kenë qasje në sistemin financiar global, me shumë banka perëndimore që tani po mbyllin dyert e tyre për ta.

Latest articles

Related articles