Shoqëruesja e mbretit të Britanisë së Madhe, Camilla ka rezultuar pozitive me COVID-19 pasi vuante nga simptomat e ftohjes.
“Pasi vuajti simptomat e një ftohjeje, mbretëresha ka rezultuar pozitive për virusin COVID”, thuhet në deklaratën e Buckingham Palace.
“Me keqardhje, ajo ka anuluar të gjitha angazhimet e saj publike për këtë javë dhe u kërkon ndjesë të sinqertë atyre që kishin dashur të merrnin pjesë në to”.
Më herët pallati kishte deklaruar se 75-vjeçarja Camilla ka qenë e detyruar të shtynte një vizitë në Ëest Midlands të martën pasi kishte një sëmundje sezonale.
Ajo kishte vendosur të mbante evente në të gjithë rajonin, duke përfshirë festimin e njëqindvjetorit të Shkollës së Baletit Elmhurst në Edgbaston, Birmingham.
Camilla kishte vendosur gjithashtu të vizitonte Bibliotekën Southëater One në Telford për të falënderuar stafin dhe përfaqësuesit e grupeve vullnetare për kontributin e tyre në komunitet.
Një zëdhënës i Pallatit të Buckingham tha se shpresohet që së shpejti të gjendet një datë e re për ngjarjet e shtyra.
Mbreti dhe Mbretëresha do të organizonin një pritje në Clarence House të mërkurën për autorët dhe anëtarët e organizatave bamirëse të shkrim-leximit për të festuar përvjetorin e dytë të klubit të saj të librave në internet The Reading Room.
Të nesërmen Charles dhe Camilla kishin planifikuar të merrnin pjesë në një pritje në Milton Keynes për të festuar metropolin që iu dha statusi i qytetit si pjesë e festimeve të Jubileut Platinum të Mbretëreshës së ndjerë.
Të enjten e kaluar, ajo vizitoi Qendrën Familjare Storm në Battersea, në jug të Londrës, një organizatë bamirëse që mbështet të mbijetuarit e abuzimit në familje në zonë.
Një ditë më parë, Camilla dhe burri i saj Mbreti Charles vizituan Brick Lane të Londrës ku takuan anëtarë të komunitetit bangladeshas të qytetit.