Berisha “eksiton” Revolucionin: Kam video erotike, por nuk i publikoj

Ish kryeministri Sali Berisha deklaroi se nuk do të publikojë asnjë video erotike që ka në celular që implikon zyrtarët e qeverisë.

Ai tha se do i dërgojë ato para organeve hetimore. Berisha tha se nuk fyen kurrë një grua pasi nuk mund të sillet ndaj tyre ashtu si bën Edi Rama.

“Kemi të bëjmë me një agjent shumë të rrezikshëm, një tradhtar të SHBA, një armik të egër të opozitës dhe demokracisë shqiptare. Në këtë rast, çdo dokument që unë disponoj dhe do të disponoj, do ti dorëzoj në organet kompetente hetimore.

Por përsëri kureshtjen tuaj për skena dhe për gjëra, mos kujtoni se ua plotësoj unë, kurrë. Unë kam një censurë të plotë për çdo video, mesazhi erotik që vjen për tu publikuar, nuk ndodh ajo.

Latest articles

Related articles