Ambasada e SHBA mesazh shtetasve të saj në Tiranë: Qëndroni larg tubimeve

Ambasada Amerikane ka paralajmëruar qytetarët amerikanë në Shqipëri në lidhje me protestën e opozitës që do të zhvillohet në orën 17:00 para Kuvendit.

Përmes një njoftimi, këshillon qytetarët që tu shmangen tubimeve të mëdha

“Është planifikuar të zhvillohet një protestë para godinës së Kuvendit. Kjo protestë ka potencialin të përhapet në rrugët përreth duke shkaktuar bllokime të trafikut, devijime dhe mbyllje të rrugëve. Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin tubimet e mëdha, ndërsa shumë ngjarje të mëdha zhvillohen në mënyrë paqësore, situatat mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit”, thuhet në njoftim.

Latest articles

Related articles