Policia e Tiranës ka vënë në pranga Xhuljano Sorrën 29 vjeç dhe Ahmet Musaogullari 26 vjeç të cilët vodhën një automjet tip Benz në Laprakë, e çmontuan në pjesë dhe më pas i shitën ato. Policia ka sekuestruar 2 aparate celulare, një pajisje DVR me pamje filmike dhe pjesë të ndryshme të automjetit të vjedhur.