Një 58-vjeçare është vetëhedhur nga ura e Institutit në Tiranë dhe për pasojë ka marrë lëndime të shumta.
Policia thotë se ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, ndërkohë nuk dihen shkaqet.
“Më datë 12.02.2023, rreth orës 11:10, te Ura e Insitutit është vetëhedhur shtetasja Xh. I., 58 vjeçe. Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.