“Nuk shtyhet pa Luizin”, Kiara dhe Valbona ndjejnë mungesën e Luizit

Nuk kanë kaluar as 24 orë nga “burgosja” e Luizit, Oltës, Armaldos dhe Kristit dhe banorët kanë filluar të ndjejnë mungesën e tyre.

Pa to, por më së shumti pa Luizin, shtëpia e Big Brother duket bosh. Kështu u shpreh Kiara dhe Valbona mëngjesin e sotëm, teksa po bisedonin në dhomë.

Kiara tha se nuk shtyhet dita pa praninë e Luizit, ndërsa mendimin e saj e mbështeti edhe Valbona.

Luizi, Olta, Armaldo dhe Kristi u dënuan nga Vëllai i Madh mbrëmjen e kaluar, pasi ata gjatë gjithë javës kanë diskutuar nominimet, duke thyer në këtë mënyrë, rregullat e këtij formati.

Për të marrë masa ndaj kësaj shkelje, katër banoët u mbyllën në një dhomë, e cila ka ngjashmëri me qelinë e një burgu.

Latest articles

Related articles