Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha ka ftuar qytetarët të mblidhen sërish të hënën më 13 shkurt në orën 17:00 para parlamentit.
“Revolucioni na fton!” – shkroi kryedemokrati në faqen e tij zyrtare në Facebook.
Nesër në po të njëjtën orë me protestën e thirrur nga Berisha, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka thirrur një seancë plenare. Deri më tani nuk dihet se për çfarë do të mbahet seanca plenare.
Protesta e opozitës e thirrur nga kreu i PD-së u mbajt të shtunën në orën 12:00.