Allegri: Pogba nuk luan ndaj Fiorentinës

Paul Pogba mbetet jashtë fushe dhe trajneri i Juvetusit, Massimiliano Allegri, thotë se ai nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës, ndoshta edhe për një muaj.

Francezi i mungon prej disa muajsh duke qenë se pësoi një dëmtim në menisk që e detyroi edhe t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjikale.

Allegri në konferencë për shtyp para ndeshjes me Fiorentinën thekson se nuk e ka idenë se kur mund të kthehet në dispozicion mesfushori.

“Paul Pogba në këto momente është jashtë, nuk do jetë për ndeshjen me Fiorentinën dhe as për atë të radhës në Ligën e Evropës ndaj Nantes. Ky është realiteti dhe mund të them vetëm se ai po punon shumë për t’u rikthyer sa më shpejt. Por, mos më pyesni se kur do ta shohim në fushë sepse as nuk ia kam idenë. Mund të rikthehet pas një jave, por mund të rikthehet edhe pas 20 ditëve, nuk i dihet asnjëherë”.

“Por, ky është një rrugëtim normal për dikë që ka dëmtuar meniskun pasi njëherë ndjen sikur gjuri është në rregull dhe më pas dhimbjet rikthehen sërish. E rëndësishme është që Pogba po punon shumë fort, por për momentin nuk mund të luajë”, ka thënë Allegri.

Latest articles

Related articles