28 mijë viktima nga tërmeti, Turqia lëshon 113 urdhër-arreste për…

Është rënduar bilanci i viktimave pas tërmetit tragjik që goditi Turqinë dhe Sirinë.

Numri i personave të konfirmuar se kanë vdekur në Turqi dhe Siri është rritur në më shumë se 28,000.

Kërkimet vijojnë nën rrënoja për të shpëtuar të mbijetuarit, por edhe për të nxjerrë trupat e pajetë. E teksa kërkimet vijojnë në ditën e 6-të pa tërmetit, shpresat veniten për të nxjerrë të mbijetuar.

Për këtë tragjedi, Turqia ka nisur arrestimin e ndërtuesve të pallateve. Mediat turke bëjnë me dije e janë 113 urdhër-arreste. Policia turke ka arrestuar deri më tani të paktën 12 persona në paraburgim, duke përfshirë kontraktorët e ndërtimit.

Për vite, ekspertët paralajmëruan se shumë ndërtesa të reja në Turqi ishin të pasigurta për shkak të korrupsionit endemik dhe politikave të qeverisë.

Mijëra ndërtesa u shembën gjatë tërmetit, duke ngritur pikëpyetje nëse ndikimi i fatkeqësisë natyrore u përkeqësua nga dështimet njerëzore.

Latest articles

Related articles