Shefi grupit mercenar rus Wanger tha se Rusisë mund t’i duhen dy vjet për të pushtuar gjithë lindjen e Ukrainës, teksa ka shtuar se Moska po përgatitet për një konflikt të zgjatur.
Yevgeny Prigozhin, tha se trupave ruse u duhet “rreth një e gjysmë deri në dy vite të tjera punë”. Ndërsa për pushtimin e Dnipros tha se duhen tre vite.
Nga ana tjetër, zyrtarët ukrainas janë duke pritur një sulm të afërt në kuadër të 1 vjetorit të fillimit të ofensivës ruse në Ukrainë.
Një skenar, në përputhje me komentet e Prigozhin, do të shihte trupat ruse që përpiqeshin të rrethonin ushtrinë lindore të Ukrainës nga veriu dhe jugu, me kolona tankesh që do të përparonin nga rajoni i pushtuar jugor i Zaporizhzhia.
Prigozhin është themeluesi i grupit wanger q ënë vitin 2014, por nuk e pranoi këtë fakt deri në shtatorin e kaluar. I njohur gjithashtu si “kuzhinieri i Putinit”, Prigozhin ka një biznes katering që pret darka ku merr pjesë presidenti rus.
Wagner vepron si një rival i sanksionuar nga Kremlini ndaj ministrisë ruse të mbrojtjes dhe i është dhënë përgjegjësia për pushtimin e qytetit të Bakhmutit të Donbasit në një betejë “mulli mishi” që ka kushtuar mijëra jetë gjatë disa muajve.
Prigozhin pohoi se trupat e Wagner-it po bënin përparim gradual në Bakhmut, por pranoi se ushtarët rusë nuk kishin arritur ende pushtonin atë plotësisht.
“Është shumë herët për të thënë se jemi afër. Trupat ukrainase janë të trajnuar mirë dhe, si çdo qytet i madh, është e pamundur ta kapësh atë ballë për ballë. Po ia dalim shumë mirë. Së pari, ne duhet të marrim në heshtje Bakhmutin”, tha Prigozhin.