Pas 35- vjetësh hapet kufiri Turqi- Armeni, për të lejuar ndihmat pas tërmetit të së hënës, sipas mediave shtetërore turke.
Serdar Kiliç, i dërguari i posaçëm i Turqisë për dialogun me Armeninë, në Twitter ka shkruar se pesë kamionë me ndihma, përfshirë ilaçe, ushqime dhe ujë, mbërritën në Turqi nga pikëkalimi kufitar Alican mëngjesin e sotëm.
Në ato pesë kamionë kishte ilaçe, ushqim, ujë dhe paketa të tjera ndihmë që arritën në Turqi nga populli armen.
Sipas mediave turke, kjo ishte hera e parë që kjo pikë kufitare hapej që nga viti 1988.