Pas mbrëmjes speciale të së premtes dhe ‘Cabaret Show’ që u zhvillua në shtëpinë e Big Brother VIP, banorët kanë kaluar të tjera momente qetësie, me shumë humor e të qeshura me njëri-tjetrin. Në një moment, ndërsa të gjithë ndodheshin në dhomën e gjumit, këngëtari ishte i shtrirë në një krevat me të gjitha vajzat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, përveç Kiara Titos.
E në këtë moment, Luizi është shprehur se është ulur mes yjeve, ndërsa duke qeshur shton se nuk e di si mund të ndihej Kiara nëse do ta shihte në krahë të gjithë vajzave të shtëpisë. Ndër të tjera, këngëtari tha se nëse ai do ta shihte Kiarën të rrethuar nga djemtë, ai do t’i kërkonte divorcin moderatores.
Sa është probabiliteti që me ndodhë në historinë e shqiptarëve, që një mashkull me qenë në mes të gjithë këtyre yjeve. Fiks të këtyre yjeve, jo vajzave të bukura, se vajza të bukura ka boll. Po i marr me radhë, Olta Gixhari, Tea Trifoni, Dea Mishel Hoxha, Nita më raft pika, Nita Latifi.
Keisi Medini, Diola dhe historia i vjen pas, Diola Dosti pra dhe nona Valbona Mema. Si mund të ndihet gruaja ime kur të vijë e të thotë ‘ku e kam burrin?’. Me e gjetë unë Kiarën kështu, divorc direkt”, shton më pas teksa po qeshte.