Britania dhe Shtetet e Bashkuara kanë shpallur sanksione financiare kundër politikanëve dhe biznesmenëve bullgarë, të përfshirë në korrupsion.
Lajmin e ka dhënë vetë sekretari i Shtetit amerikan Blinken. Ai thotë se Departamenti i Thesarit në SHBA ka filluar masat. Ambasadorja Yuri Kim i ka bërë jehonë lajmit, edhe në kuadër të deklaratave të ambasadorit britanik për sanksione të reja në Tiranë.