Radikalja dhe ekstremja brenda PD – REDAKSIONALE

Ditën e nesërme Sali Berisha ka thërritur një protestë. Përpos faktit që Berisha thërret protesta të shtunave (duke ndjekur shembullin e Bashës) askush nuk e di formatin e kësaj proteste.

Gjithsesi një grup deputetësh në PD kanë shprehur dakordësinë për të dalë në protestën e thëritur nga Sali Berisha.

Përpara se të analizojmë qëllimin e vërtetë të kësaj proteste na duhet që të analizojmë dhe në fakt kush janë grupet aktuale në PD.

Aktualisht në PD ka dy grupe të fuqishme, të parët janë grupet e ekstremistëve që përfaqësohen nga Sali Berisha. Ky grup është ekstrem në qasjet dhe qëndrimet e tyre, përjashtues ndaj të tjerëve dhe asimilues (jo përbashkues). Duke qenë ekstremist dhe gjuha e tyre është banale dhe vulgare, përmbush gjithë cilësimet dhe kriteret e një ligjërimi populist të përzier me një mish mash akuzash.

Grupimi tjetër radikal është ai që ndodhet përballë atij të Sali Berishës, pra grupi pro-perëndimor në Partinë Demokratike. Ky grupim është i tillë pasi ka qendrime radikale dhe të thella kundrejt atyre që janë përballë. Grupimi mendon se për të prodhuar shpresë për ndryshim tek shqiptarët dhe shoqëria jonë, qytetarët duhet të binden se reforma në PD është reale dhe e sinqertë. Ata e panë largimin e Berishës si një mundësi për të modernizuar dhe riformatuar PD siç duhet dhe kur duhet.

Në mes të këtyre grupeve padyshim janë politikanët dhe deputetët që përpiqen të gjejnë një gjuhë të mesme. Kjo gjuhë e mesme është ajo e një ujdie apo gati ujdie politike për një problem mes palëve. Tentativa e fundit e deputetëve të PD pro perëndimorë dhe që kanë simbolet (Bardhi, Tabaku, Alibeaj) është ajo e një bashkimi apo ftese për dialog politik.

Mirëpo Berisha nuk duket shumë i dhënë pas kësaj ideje dhe ndaj po luan me ekstremin e djegies së mandateve, mospjesmarrjes në zgjedhje apo protestave.

Grupi i politikanëve në PD e ka të qartë mendimin e tyre radikal për mospajtim me Sali Berishën dhe manovrat e tij për të marrë peng PD për shkak të dosjeve që rëndojnë mbi të. Por, ata gjithsesi duan të ruajnë strukturën dhe bërthamën e kësaj partie, pra votuesit. Në gjykimin e tyre, të saktë, politik është ideja se partia duhet të bashkohet dhe votuesit e saj besnik dhe të dedikuar duhet të tërhiqen në një formë apo në një tjetër rreth PD-së dhe sidomos asaj pro-perëndimore. Maksimizimi i votave është një moment kyç që duhet të jetë një pikë përbashkimi për forcat politike.

Sali Berisha e ka të qartë që kjo përpjekje e grupit të PD ka rrezik ta lërë atë me një krah më pak në luftën e tij politike kundër PD-së dhe krahut pro-perëndimor. Prandaj ai ka nxituar që të nisë një retorikë bajate të shumicës. Në demokraci shumica nuk është kurrë e njëjtë apo solide; demokracitë ndryshojnë me kalimin e viteve apo muajve dhe në fakt kjo tergon një demokraci të shëndetshme.

Arsyeja që qendron pas ekstremizmit të Sali Berishës, që mbase shfaqet dhe në protestën e 11 shkurtit, është edhe një tjetër ngjarje që kaloi me bujë.

SPAK ka hapur një tjetër dosje hetimore të Gërdecit. Frika e Berishës, që e përmend jo rrallë, lidhet me procedimet penale që mund të bien mbi njerëzit e tij të afërt. Rrethi i mbrojtësve që ai kishte ngritur nisi të çmontohej me qetësi nga ndërkombëtarët me Reformën në Drejtësi. Frika e tij është se pasi dështoi me të gjithë planet për të djegur mandatet, për të djegur kuvendin dhe në fund për të shkatërruar PD-në (duke e futur në kullë) nuk ka më asnjë as nën mëngë.
Tanimë që edhe Lulzim Basha nuk është në krahun e tij, i ka mbetur të shpenzojë energjitë e tij për ekstremizmin e ndjekësve të tij. gjuha e tij është ashpërsuar jashtëzakonisht shumë por në mungesë të një kundërshtari me të cilin matet dhe e godet poa q fort, Berisha ka humbur çdo energji dhe fuqi duke degraduar.

Protesta e thërritur prej tij është një përpjekje për t’i treguar kundërshtarëve (SPAK-SHBA-PD pro SHBA) që ai ka ende fuqi t’i shfarosë. Gjuha e tij e ndyrë me sajesa për video porno të ambsadorëve është dëshpërimisht e dënueshme dhe tragjike, megjithëse ajo fsheh trishtimin e tij.

Në thelb protesta e 11 shkurtit është një protestë ekstremiste për hallin e Berishës që djali i tij thërritet në SPAK dhe që PD-pro perëndimore po fiton një avantazh të padukshëm hë për hë. Gjuha e tij është banale dhe aspak ndjellëse për qytetarët. Mund të ketë, edhe me gjasë do të ketë, numra por kjo nuk do të thtoë asgjë. Ekstremizmi i Berishës flet më shumë se sa numrat, në fakt si arsyeja dhe fuqia e protestës duhet të kuptohen tek ajo që ai flet dhe jo tek ajo çfarë ne lexojmë me numrat.

Latest articles

Related articles