PD: Qeveria që largon shqiptarët e strehon bosët ndërkombëtar të krimit.

Nga Dash Sula

Në 10 vitet e fundit përllogaritet që nga Shqipëria kanë ikur mbi 700 mijë shqiptarë. Por ndërsa politikat e këqija detyrojnë mijëra të rinj e të reja shqiptare që të braktisin vendin e tyre për një mundësi më të mirë jetese, në këtë qeverisje Shqipëria është kthyer në një strehë të sigurtë për bandat dhe krimin e organizuar. Ata janë trajtuar këtu si biznesmen të nderuar.
Pak kohë më parë hajduti turk i kriptomonedhave u arrestua vetëm me insistim të autoriteteve turke pasi më parë ai jetonte i qetë madje duke bërë jetë luksi në vendin tonë.
Nbdërkohë së fundmi mediat italiane raportojnë se edhe një nga kriminelët më famëkeq në Itali ka qëndruar në Shqipëri. Madje ëhstë takuar edhe me zyrtarë të shtetit.
“Supermafiozi” Denaro ka udhëtuar në Spanjë, Tunizi, Shqipëri e Mal të Zi. Sipas “IlFattoQuotidano”, Denaro ka dërguar në Shqipëri bashkëshortin e mbesës së tij, Luca Bellomo në Shqipëri për të krijuar kontakte.
Më pas, vijon artikulli, Denaro ka udhëtuar personalisht për të krijuar marrëdhënie me përfaqësues të institucioneve dhe sipërmarrës shqiptarë.
📍Ndërkohë ju kujtohen besoj hetimet e Katanzaros që thoshte përfaqësues të grupeve kriminale italiane bënin biznes në Shqipëri. Që kishin takuar një ministër që ishte praktik, punë mbaruar e që takohej me një kryebashkiak pas orës 12 të natës.
🔴Është urgjente të largojmë krimin e organizuar dhe të mbajmë në vendin tonë të rinjtë e arsimuar.

Latest articles

Related articles