Kompleksi i tij u shemb si kuti kartoni, Erdogan arreston ndërtuesin(Video)

Lehtësia me të cilën u shembën mijëra pallate pas goditjes prej 7.8 dhe 7.6 ballë në Turqi, duket se ka ngritur në këmbë autoritetet në Ankara, duke iu qepur pas kompanive që i kanë ndërtuar.

I pari që e ka pësuar nga autoritetet turke është Mehmet Yasar Joskun, pasi kompleksi i apartamenteve të ndërtuar prej tij në provincën Hatay u shemb si një kullë prej kartoni.

Kontraktori i kompleksit të apartamenteve “Rilindja” në Antioki, të provincës Hatay, është arrestuar në aeroportin e Stambollit pasi po tentonte të arratisej për në Mal të Zi dhe madje mbante mijëra para cash me vete.

Latest articles

Related articles