Gëzim Ademaj ka marrë sot mandatin e deputetit nga KQZ

Gëzim Ademaj ka marrë mandatin e deputetit nga KQZ, pas dorëheqjes së deputeti të PD-së Fation Veizajt në qarkun e Vlorës.

Veizaj dha dorëheqjen nga mandati i deputetit më 16 Janar. Përmes një postimi në “Facebook” ai tha se kur fitoi mandatin nuk e kishte menduar kurrë përçarjen brenda opozitës.

“Për fat të keq, prej një viti e gjysëm, Partia Demokratike nuk po ia del t’i japë fund përçarjes. As lidershipi dhe as deputetët e saj nuk po i përgjigjen interesit të demokratëve për ta bërë atë një forcë udhëheqëse…”, shkruante Veizaj ndër të tjera në mesazhin e tij.

Më ikjen e Fation Veizajt nga Kuvendi, sipas listës emërore të kandidatëve për deputetë në PD e Vlorës, mandati i kalon Gazim Ademaj.

Ademaj ka qenë më herët Drejtor i minierës së Selenicës dhe ishte përfaqësues i PDIU në listën e kandidatëve të PD në zgjedhjet e 2021.

Latest articles

Related articles