Caktohet data e gjyqit për Vulën e PD-së, ja kur vendoset

Më në fund, Gjykata e Apelit, do të shqyrtojë me datë 3 mars çështjen për legjimitetin dhe vulën e Partisë Demokratike. Seanca është planifikuar për tu gjykuar me datë 03.03.2023, ora 11:00. Trupi gjykues përbëhet nga Relatore Gjyqtare Elona Mihali, anëtar Irida Kacerja dhe Astrit Kalaja.

NJOFTIMI:

Në vijim të komunikimit, duke marrë parasysh intersimin e mediave si dhe të opinionit publik, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ju informon se:

Ankimi i Partisë Demokratike, ndaj vendimit nr. 3 datë 25.03.2022 (Gjyqtar Agron Zhukri) të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, është planifikuar për tu gjykuar me datë 03.03.2023, ora 11:00, trupi gjykues përbëhet nga Relatore Gjyqtare Elona Mihali, anëtar Irida Kacerja dhe Astrit Kalaja.

Latest articles

Related articles