Zërat për non-grata të reja nga Britania, deputeti demokrat takon emisarin Lord Stuart Peach

Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku, njofton se është takuar këtë të enjte me të dërguarin special të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor. Lord Stuart Peach flitet prej muajsh se do të japë emrat e rinj të shpallur non-grata nga vendi i tij.

“Kenaqesi takimi ne ambasaden e Britanise se Madhe, Emisarin Special te Britanise së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach. Marredheniet mes Shqiperise dhe Britanise se Madhe jane te nje rendesie strategjike.

Roli i Britanise se Madhe ne Ballkanin Perendimor eshte jetik per Sigurine, Paqen e Stabilitetin e rajonit tone”, shkruan deputeti Kreshnik Çollaku, teksa ndan foton e mëposhtme nga takimi me të dërguarin e Britanisë për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach.

Latest articles

Related articles