Biznesmeni Mirel Mërtiri është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia, pas urdhër-arrestit të lëshuar nga SPAK. Mërtiri është vënë nën akuzë për korrupsion në aferën e inceneratorëve.
Lidhur me këtë aferë, gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, nga Ylli Rakipi në MCN TV, thotë se në gjithë këtë histori të lë të kuptosh se ka kaluar për luftë brenda mazhorancës, dhe si e tillë përdoret për tia bërë gropën njëri tjetrit.
Dihet adresa edhe e Mirel Mërtirit edhe e Stela Gugalljes, të dy janë në Vjenë të Austrisë.
Kjo histori po përdoret për luftë të brendshme brenda mazhorancës. Po përdorin këto histori për ti bërë gropën njëri tjetrit, por e kanë bërë gropën aq të thellë, sa mund të bien të gjithë brenda. Po kapën njërin, nuk e mban ai burgun.
Në rastin konkret, kanë hapur gropë të madhe për Arben Ahmetajn. Mirëpo harrojnë një gjë tjetër, Arben Ahmetaj ka dalë shpejt nga ajo lojë. Këta që kujdesen mos t’ju përmendet emri, harrojnë që nëse hapet seriozisht historia, Ahmetaj del me ndonjë dardhë në dorë, por thasët dhe “dardharët” janë të tjerë.
Uroj t’ju shtohet inati, sepse u bëjnë gropën njëri tjetrit, por kjo histori nuk mbyllet kështu.
U përpoqën ta mbajnë nën kontroll zotin Koka që të mbyllet aty zinxhiri. Pastaj çuan Alqi Bllakon dhe e bindën të dorëzohej. E kanë kuptuar që nuk mbaron me kaq dhe po kërkojnë një më të rëndësishëm. Janë një seri vendimesh që janë marrë në Këshillin e Ministrave, kanë firmosur shumë njerëz. Nëse hetohet vërtetë, do të na bëjë shërbim të madh. Minimumi nuk do të paguajmë aq para sa paguajmë, për një shërbim që nuk e marrim.