Dhunohet nga familjarët mjekja e Infektivit! Pesë persona e rrahin me grushte dhe thyejnë dyert e dritaret e spitalit

Igli Spahija dhe Bledar Bali, përkatësisht 41 dhe 54 vjeç, të dy banues në Tiranë, janë personat e vënë në pranga pasi akuzohen se kanë dhunuar një mjeke në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza. Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur rreth orës 14:00 të mesditës së sotme.

Dy të arrestuarit bashkë me tre persona të tjerë të proceduar penalisht kanë rrahur me grushte mjeken dhe më pas kanë shkatërruar dyert e dritaret e spitalit. Ata pretendonin se mjekja kishte treguar neglizhencë mjekësore ndaj një të afërmi të tyre që ishte shtruar në këtë spital.

Të proceduarit deri më tani janë identifikuar me inicialet: K. S., 50 vjeç (me precedent të mëparshëm penal), E. Xh., 47 vjeç dhe A. M., 55 vjeç. Pesë personat në fjalë kanë rrahur mjeken me pretendimin se ajo kishte treguar neglizhencë mjekësore ndaj një të afërmi të tyre që ishte shtruar në këtë spital. Më pas kanë shkatërruar dyert dhe dritaret e spitalit. Perosnat në fjalë nuk u janë bindur as efektivëve të policisë.

Latest articles

Related articles