Berisha: S’jap dorëheqje për humbjen e zgjedhjeve lokale

Sali Berisha tha në emisionin Now në Euronews Albania se rregulli i statutit të Rithemelimit se kryetari largohet nëse nuk fiton zgjedhjet, nuk vepron në zgjedhjet lokale.

Kjo, sipas tij pasi në zgjedhjet lokale pjesëmarrja është më e vogël se në ato të përgjithshmet.

“Në rregullat e partisë asnjë lider nuk jep dorëheqjen për zgjedhjet lokale. Nuk janë zgjedhjet lokale testi i liderit, por unë kam vënë standardin. Në rast se ka humbje në zgjedhjet e përgjithshme dhe ka humbje në çdo rrethanë; mirupafshim. Dhe unë do ta mund Ramën në zgjedhjet e përgjithshme”, tha Berisha.

Latest articles

Related articles