A po hetohet “Mother Jones” si pjesë e komplotit Rama-Mcgonigal kundër Lulzim Bashës?

Çdo ditë mediat amerikane zbulojnë pjesë të reja të dosjes së ish-zyrtarit të FBI Charles McGonical-Agron Neza, ku pas çdo takimi me kryeministrin Edi Rama, kryen veprime për të sajuar hetim kundër lobistit të PD për të dëmtuar Lulzim Bashën. Brenda dosjes së hetimit të FBI dhe departamentit të Drejtësisë janë edhe dëshmia e rremë e Mark Thomas Rossini, partner biznesi i Charles McGonical-Agron Neza në Tiranë, që dilte në Tv shqiptare duke tundur një shkrim të marsit 2018 të revistës “Mother Jones”. Ai duket se ishte vetë burimi i shkrimit të Mother Jones.

Një shkrim i sotëm i kësaj reviste që kërkon të mbrojë veten për shkrimin e stisur në 2018 kundër Lulzim Bashës lë të kuptohet se kjo media është në siklet të madh. Ndërsa kolegët e NYT, Uashington Post, NYPost, Insider dhe media të tjera amerikane kanë treguar tashmë se nuk ka asnjë hetim për lobistin Nik Muzin apo asnjë fakt që lidh Lulzim Bashën,  me rusë, rubla dhe sallata ruse. Madje e kundërta është e vërtet. Agron Neza lidh Jevgni Fokin, gjeneral i KGB, këshilltarin e oligarkut Deripaska me Charles McGonigal dhe Edi Ramën.

Mjaftojnë dy fakte nga akt padia kundër McGonigal për të kuptuar pse “Mother Jones” pas më shumë se dy javesh u kujtua të flasë për çështjen Mcgonigal dhe të justifikojë shkrimin e saj të marsi 2018
Kështu :
– Sipas akt-padisë ndaj McGonigal “më 26 shkurt 2018, zyra e FBI-së në Nju Jork hap zyrtarisht hetime të përqendruar tek lobisti amerikan me kërkesën dhe nën udhëzimin e zotit McGonigal. Më pas Personi A ( Agron Neza) u identifikua si burim konfidencial në mbështetje të hetimit. Burimi konfidencial do te thote qe ai nuk do te behej publik dhe ishte i vetmi që gjoja kishte informacion. Në akt-padi theksohet se personi A i ka ofruar informacione zyrës së FBI-së në Nju Jork gjatë hetimit. Informacioni sipas akt-padisë është marrë në zyrën e kryeministrit

– Po sipas akt-padisë “Më pas Personi B, Dorjan Duçka ndihmoi në organizimin e një takimi mes zyrës së FBI-së në Nju Jork dhe dëshmitarëve në Evropë, duke paguar mes të tjerash për shpenzime udhëtimi të dëshmitarëve”. Pra Rama paguan deshmitarët dhe udhetimet e FBI.

Kësisoj pasi nuk arritën të zbulojnë asnjë fakt që të implikonte Lulzim Bashën, dhe nuk ngritën asnjë akuzë ndaj lobistit Nik Muzin, me 6 Mars 2018 vendosën të përdorim revistën Mother Jones për të përhapur gënjeshtrën e sajuar në zyren e Edi Ramës.

Pikërisht kjo e fundit ka nxitur sot reagimin e kësaj media e cila tashmë duhet të japë llogari zyrtarisht si u be pjesë e planit Rama-Mcgonigal kundër Lulzim Bashës.

Revista tregoi sot se ndaj Nik Muzini- lobistini PD nuk u gjet asnjë fakt dhe nuk u ngrit asnjë akuzë. Pë rrjedhojë shkrim i tyre ishte fake news.

Latest articles

Related articles