Ka mbërritur në Stamboll edhe grupi i dytë i efektivëve të Forcave të Armatosura pjesë e skuadrës së kërkim-shpëtimit.
Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, ndërsa ka publikuar dhe foto të ekipit.
“Sapo mbërriti në Stamboll edhe grupi i dytë i efektivëve të Forcave të Armatosura pjesë e skuadrës së kërkim- shpëtimit”- shkruan Rama.
Ditën e djeshme në zonat e prekura nga tërmeti tragjik në Turqi zbarkuan një skuadër shqiptare prej 53 trupash të kërkim-shpëtimit dhe ndihmës shëndetësore, bashkë me mjetet e nevojshme.