Mbi 11.700 të viktima, koha për të shpëtuar të mbijetuarit në Siri po skadon

Mbi 11 mijë e 700 janë viktimat e tërmeteve masive që tronditën të hënën Turqinë dhe Sirinë. Sipas të dhënave të fundit, 9 mijë e 57 persona kanë vdekur vetëm në Turqi, ndërsa në Siri bilanci i viktimave, edhe pse i vështirë të verifikohet, llogaritet në 2 mijë e 662 të vdekur.

Ndërkohë, autoritetet në vend kanë bllokuar rrjetin social Twitter dhe kanë ndaluar 18 persona për postime kritike ndaj reagimit të qeverisë.

Në veri të Sirisë, Helmetat e Bardha, që po udhëheqin kërkimet në zonat e kontrolluara nga rebelët, kanë deklaruar se koha për të shpëtuar të mbijetuarit po mbaron.

Operacionet janë penguar nga konfliktet e vazhdueshme, me rajonin që kontestohet nga forcat qeveritare të mbështetura nga Rusia, xhihadistët, rebelët e mbështetur nga Turqia dhe luftëtarët kurdë.

Vendi i Lindjes së Mesme i ka kërkuar ndihmë BE-së, por Unioni e ka të vështirë të dërgojë ekipe shpëtimi, pasi nuk e njeh qeverinë siriane të udhëhequr nga Bashar al Assad.

Një ditë më parë, Brukseli deklaroi se po përpiqej ta ndihmonte Sirinë përmes kanaleve humanitare ekzistuese.

Latest articles

Related articles