Një çantë është gjendur pranë një automjeti në Vlorë në lagjen “24 Maji”, duke lënë dyshime se në të ka lëndë plasëse.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, për të kryer verifikimet përkatëse.
Sipas informacioneve të marra nga policia e Vlorës, mësohet se pas verifikimit, çanta ka rezultuar të jetë bosh.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 22:10, në lagje “24 Maji”, në afërsi të një automjeti tip “Benz”, është gjetur një çantë me ngjyrë të zezë. Pasi verifikimeve nga Policia në zbatim dhe me procedurën standarte është hapur dhe kontrolluar çanta, e cila rezultoi të ishte bosh.