Gallatasarai bëhet i frikshëm, transferon yllin italian. Ja shifra..

Tashmë është zyrtare, Nikolo Zaniolo është goditja e bujshme e Gallatasarait në këtë merkato dimri. Ylli italian është larguar nga Roma, duke firmosur me skuadrën turke, për një shifër prej 16 milionë euro, plus 13 milionë euro shtesë në formë bonuse.

Lajmi është konfirmuar nga klubi italia, teksa kontrata e Zaniolos me Gallatën do të jetë deri në qershor të vitit 2027. Gjithashtu klubi turk, i ka vendosur një klauzolë lirimi 35 milionë euro, ish-kapitenit të të rinjve të Interit, i cili u shndërruar në një protagonist te skuadra e Romës dhe kombëtarja italiane.

Zaniolo i bashkohet kështu te Gallatasarai, yjeve të tjerë, si Ikardi, Mertens, Mata, Rashica, Torreira, etj. Vlen të theksohet se paga vjetore e yllit italian te klubi turk do të jetë 2.75 milionë euro.

Latest articles

Related articles