Zbulimi i KLSH tek Posta Shqiptare: Paketa “Microsoft” pa licencë dhe pajisje kompjuterike pa procesverbal

Paketa “Microsoft” pa licencë, antivirus jashtë standardeve dhe pajisje kompjuterike të blera pa procesverbal. Janë këto disa nga gjetjet e Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) gjatë auditeve të kryera në Postën Shqiptare.
Erion Demiri, ekspert IT, shprehet: “Në çastin që KLSH ka audituar dhe ka vënë re mangësi të tilla, sigurisht mangësi në zgjedhjen, përzgjedhjen apo bërjen e kontratave për shërbime, i bën këto sisteme shumë më vulnerabël sesa sistemet e tjera që janë të përditësuara vazhdimisht dhe që kanë edhe hardware-in dhe software-in përkatës”.

KLSH ka gjetur gjithashtu se te Posta Shqiptare dhe Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor, për të njëjtin person ka më shumë se një llogari të krijuar.

“Është gjetur gjithashtu se madje edhe kur punonjësit largohen nga puna, këto llogari vijojnë të mbesin aktive duke rritur ndjeshëm ekspozimin ndaj personave të mundshëm që kanë qëllime për keqpërdorim të këtyre sistemeve”, thekson Demiri.

Si duket Posta shqiptare nuk është informuar për sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë dhe nevojës për riaxhornim të sistemeve.

Latest articles

Related articles