Reali ofertë për mesfushorin e Interit

Real Madridi po synon transferimin e mesfushorit të Interit, Nicolo Barella, ka njoftuar “Marca” të martën. Mësohet se Reali ka bërë gati ofertën për ta bindur Interin në lirimin e 26-vjeçarit në verë.

Për kartonin e Barellas, Reali është gati të ofrojë 50 milionë euro plus mesfushorin Dani Ceballos, i cili nuk bën pjesë në planet e klubit spanjoll.

Barella është njëri prej mesfushorëve më të mirë në Serie A dhe ka kontratë me Interin deri në verën e vitit 2026. Këtë sezon ai ka shënuar 6 gola dhe ka bërë 7 asistime në të gjitha garat për Interin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2020 nga Cagliari.

Latest articles

Related articles