Policia e Tiranës në aksion, 21 persona në pranga. Ja cila është shkelja (VIDEO)

Policia Rrugore e Tiranës thotë se gjatë javës që lamë pas, 21 shtetas janë arrestuar dhe proceduar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.

Ndërsa 78 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Janë ndëshkuar me masë administrative 406 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve, shkelje kjo që ndodh më shpesh.

1-324 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha.

2-324 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

3-Janë vendosur 259 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse dhe mospërdorim të jelekëve fosforeshent, nga drejtuesit e motomjeteve.
4-Gjithashtu, vëmendje e veçantë është kushtuar për mosrespektimin e tabelës “Stop” dhe për këtë shkelje janë vendosur 46 masa administrative.

Latest articles

Related articles