“Orët e fundit të Ramës”, Altin Goxhaj tallet me Çim Pekën: E mban mend kur na thoshe, Rama s’është më kryeministër

Pas nisjes së hetimeve në SHBA ndaj ish-agjentit të FBI, McGonigal, ku ndër të tjera përmenden edhe disa takime të tij me kryeministrin Edi Rama – Berisha, Meta dhe njerëzit e tyre thonë se Edi Rama nuk shpëton dot këtë radhë, pasi ka punë me drejtësinë amerikane.

Por deri më tani asgjë nuk ka ndodhur, aq sa dhe vetë Altin Goxhaj, një kundërshtar i egër i Ramës dhe aleat i Sali Berishës, ka filluar të tallet me Salimetën, që deklaron se këto janë orët e fundit të Ramës.

“Titulli i emisionit të Çim Pekës: Orët e fundit të Edi Ramës.

Mu kujtu Luli&Çimi: Sot Rama nuk është më kryeministër”, shkruan me ironi Goxhaj.

Latest articles

Related articles