“Nuk ia kam vjedhur. Mi dha ta ruaja. Ato para vinin prej Arben Ahmetaj. Kishte marrëdhënie personale”

Nga Anila Hoxha

E veshur me të njëjtat rroba me të cilat kishte dalë përpara gjykatës ditë më parë , Rozeta Dobi u soll të premten në ambjentet e drejtorisë së Tiranës në sekret të plotë. Në orën 13.30 të datës 3 shkurt , gruaja ishte ulur në katin e tretë të këtij institucioni dhe aty përbri saj në zyrat kundër krimit ekonomiko- financiar kishte prokuroren Mirela Cano Zavalani, një oficer të policisë gjyqësore dhe një police femër që gjendej në krah të saj si shoqëruese për llogari të burgjeve.
Mbas një sorollatjeje të gjatë , avokatja e saj Elvira Hysi arriti me vonesë në ambjentet e policisë, sepse grupi i hetimit nuk ja sqaroi mirë se ku gjendej klientja e saj, e cila nëse do ishte trajtuar me kujdes do ishte rasti më kuptimplotë i ekspozimit të një zyrtari të rëndësishëm nga një dëshmitar rastësor.
Kur avokatja Elvira Hysi hyri në dhomat e policisë thotë se ndeshi me komentin e prokurores që i tha ” nuk ishte nevoja ne mund të kishim marrë një avokat kryesisht”.
Por situata më e pakuptueshme që në mënyrë skandaloze dhe korruptive , nuk pasqyrohet në asnjë akt është ajo cka ndodhi më pas në atë dhomë të marrjes në pyetje.
” Vazhduam procedurën, paraqita prokurën dhe prokurorja tha se nuk ishte nevoja të vija pasi do merrnin një avokat kryesisht” – deklaron avokatja Hysi.
Por më pas deklarata bombe që e dëgjuan të gjithë të pranishmit në atë zyrë, që të gjithë zyrtarë të shtetit ishte emri i ish zëvendës kryeministrit të vendit Arben Ahmetaj
Unë jam gati të deklaroj për paratë e Alda Klosit , që nuk ja kam vjedhur . Por mi dha tja ruaja. Alda Klosi kishte mardhenie personale me Arben Ahmetaj dhe ato para vinin prej Arben Ahmetaj ” ka thënë përpara prokurores, oficerit të policisë , një policeje të burgjeve dhe avokates Hysi , e arrestuara Rozeta Dobi, nën akuzë për vjedhje.
E dëgjuan të gjithë, prokurorja, oficeri, policja e burgjeve, e dëgjoi dhe avokatja që sapo u shkarkua prej klientes. Në të vërtetë e kishte dëgjuar më herët edhe një numër i madh policësh ditën kur Rozeta Dobi u arrestua, por nuk u shkruajt kurrkund.
Avokatja Hysi thotë se kur Dobi e citoi këtë emër në momentet e ndalimit , ajo ishte e bindur që klientja e saj ishte e tronditur emocionalisht dhe se nuk dinte se cfarë po thoshte. Natyrisht ky është qëndrimi besnik i mbrojtjes për të ruajtur klienten prej vetvetes.
Për momentin e dytë avokatja komenton ” nuk e di , ajo nuk besonte më tek unë, sepse u tha atyre që nuk e lejoja të fliste. E dëgjova emrin e Arben Ahmetaj kur e tha përsëri dhe nuk di se cfarë është shkruar në letra sepse më shkarkoi” ja pret shkurt në telefon avokatja.
Në këtë pikë hetimi nuk ka më përmasat e normales.
Hetimi është i dyshimte, dhe i ndikuar. Megjithatë sa për sy e faqe, natyrisht që hetimet vazhdojnë, dhe për prokurorinë e Tiranës është e rëndësishme të sqarojë se ” hetimet i përkasin asaj dhe jo SPAK’. Kanë të drejtë, kjo tani është një cështje për pazar influencash
Natyrisht dhe për gazetarët është e rëndësishme se cfarë shkruhet në letra. Në tetë faqe të kërkesës për masë sigurie, me të dhena që nuk qëndrojnë dhe bien ndesh, raportohet pa dyshim dhe me sukses, sikur të ishin zgjatim të institucioneve.
Por njerëzit aty në atë dhomë të cilët e sigurtë që do ngrenë supet , ata janë të ndërgjegjshëm se panë e dëgjuan një grua të ulur që ishte gati të fliste . Dhe cështë me e rëndësishme e dëgjuan kur tha një emër zyrtari të rëndësishëm, megjithëse u mbyll vetëm me një arrestim; Alda Klosi- ish drejtoreshë e kabinetit të tij.
Po crëndësi ka kur një pastruese e dyshuar si hajdute , përmend në nerva e sipër emrin e ish zëvendës kryeministrit?
E para sepse kjo pastruese që udhëtonte me autobuz dhe që punonte në shtëpinë ish drejtoreshës, kishte të fshehura në kuzhinë 405 mijë euro, për të cilat deklaron se janë të ish shefes së kabinetit të ish ministrit të rindërtimit. Nuk ka asnje mundesi llogjike financiare qe ato para te jene te Rozeta Dobit, ashtu sikunder po tentohet te transformohet ne nje histori genjeshtrash dhe fjale te thena nga njera grua dhe qe i hedh poshte gruaja tjeter.
Kjo pastruese është denoncuar nga ish drejtoresha e kabinetit të ish ministrit të rindërtimit dhe ish zëvendës kryeministrit se i vodhi edhe 120 mijë euro dh 30 mijë dollarë dhe nga nje hajdute, mbase po pastron dhe ca pisllëqe të tjera
Kë duhet të besojmë? Kush po nxiton ti mbyllë gojën Rozeta Dobit që ka folur dy herë për një ish ministër njeherazi edhe ish zëvendës kryeministër? Kur të flasë dhe herën e tretë me siguri gjeli do ketë kënduar

Latest articles

Related articles