Kuvendi është shndërruar në vendin ku fshihet Kryeministri, PS luan kukamçefti


Nga Enkelejd Alibeaj

Përsëri sot në Konferencën e Kryetarëve askush nuk i dha përgjigje pyetjes se ku është Edi Rama. Kuvendi e ka kthyer këtë çështje në një lojë kukamçefti, e duhet të gjejmë Ramën. Rama ka ikur, është fshehur.

Megjithatë, përballë murit mbrotjës që po vendos Kuvendi për të mbrojtur Ramën, opozita është e vendosur që ta pozicionojë atë përballë deputetëve që të japë llogari për skandalin McGonigal.

Në mbledhjen e sotme në tavolinë ishin disa kërkesa të ngritura nga opozita:

Kuvendi i Shqipërisë është shndërruar në vendin ku fshihet Kryeministri dhe e vërteta për përfshirjen e tij në skandalin mes tij dhe ish zyrtarit të lartë të FBI-së.

Sot ky kuvend nuk pranoi kërkesën time për interpelancë edhe pse interpelanca e javës së kaluar nuk u zhvillua si pasojë e mos prezencës së Kryeministrit. Është e qartë se ai do të vijojë të fshihet për sa kohë vendos të mos marrë pjesë duke shkelur në këtë mënyrë kushtetutën.

Por kryeministri kishte urdhëruar zëdhënësit e tij në kuvend që mos të pranonin as kërkesën për pyetje përgjigje, që i drejtohen vetëm atij. Dhe qëllimi është i qartë, socialistët në parlament po bëjnë çdo përpjekje për ta fshehur Ramën nga disa fakte e të vërteta që kanë dalë jo nga ne, por nga drejtësia amerikane.

Sikundër, të njëjtë socialistë në kuvend nuk pranuan as kërkesën e disa deputetëve të opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor për të njëjtën çështje.

Publiku duhet ta ketë të qartë se mazhoranca e Kuvendit për të dytën javë me radhë nuk pranon që Kryeministri të vijë e të flasë në Parlament për skandalin ku është i përfshirë. Kjo mbrojtje në shkelje të rregullores dhe me verbëri politike është tregues i qartë se Edi Rama i trembet përballjes me pyetjet në Kuvend.
Ky debat i kërkuar prej gati dy javësh nga opozita mund të shtyhet edhe më shumë me forcën e kartonave të socialistëve. Që për fat të keq të kryeministrit dhe për të mirën e shqiptarëve, nuk e fsheh apo vonon dot punën e drejtësisë amerikane.

Latest articles

Related articles