Françesku pranë të prekurve nga tërmeti, nevojitet ndihmë konkrete në Turqi

Papa Françesku bën thirrje për ndihmë kolektive dhe “konkrete” për t’i mbështetur viktimat, të plagosurit, familjarët dhe personelit të ndihmës në këtë tragjedi të shkaktuar nga tërmeti që, duke filluar nga mbrëmja e djeshme, ka shkatërruar rajonet juglindore të Turqisë dhe rajonin verior të Sirisë. Nga faqja @Pontifex ,në nëntë gjuhë, që ndiqet nga miliona njerëz, Papa siguron afërsinë e tij personale me të prekurit nga kjo tragjedi, e krahasueshme, sipas ekspertëve, me shpërthimin e “100 bombave atomike”, që deri tani ka shkaktuar mbi 5 mijë të vdekur.

Jam me gjithë zemër pranë njerëzve të prekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Vazhdoj të lutem për ata që kanë humbur jetën, për të plagosurit, familjet e tyre, shpëtimtarët. Ndihma konkrete e të gjithëve ne i ndihmoftë në këtë tragjedi të tmerrshme”.

Dje Papa Françesku u dërgoi nuncëve apostolik kardinalit Zenari dhe Imzot Solczyński dy telegrame, përmes të cilave shprehu ngushëllimet për viktimat e tërmetit të furishëm që lëkundi Turqinë e Sirinë. Ati i Shenjtë Bergoglio shprehur “dhimbjen” e tij të thellë për jetët njerëzore që humbën nën rrënoja. Françesku siguroi e kërkoi lutje edhe për personelin e ndihmës së shpëtimit, që u aktivizua menjëherë pas tërmetit.

I vetmi jezuit turk dhe i vetmi prift turk për momentin që i shërben Kishës katolike së Turqisë, At Antuan dërgon një mesazh afërsie dhe shprese për një rindërtim të shpejt:

“Jam më afër popullit tim! E ndjej praninë e Kishës të shprehur përmes telefonatave, mesazheve të shumta dhe mjeteve të tjera nga të gjithë ipeshkvijtë e Turqisë dhe nga nunci apostolik që ndjek gjithçka nga afër e me pjesëmarrje të madhe”, thotë jezuiti turk At Antuan. .

“Jam i sigurt se ndihma e Zotit nuk do të mungojë, ndihma do të vijë dhe me gurët e gjallë që jemi ne do të rindërtojmë ‘Katedralen e re’ më solide se kurrë”. “Miqtë e mi muslimanë – shton ai – po bëjnë çmosin për të na sjell në zonën e prekur nga tërmeti ndihma si ujë dhe ushqim. Tërmeti i ka prekur të gjithë pa dallim feje, na ka prekur por edhe na ka bashkuar. Siç pohon e dëshiron Papa Françesku, ne jemi në kufi duke dialoguar, duke bashkëndarë të njëjtat gëzime e dhimbje dhe duke bashkëpunuar për një botë më të mirë”.

Latest articles

Related articles