Tërmeti tragjik, më shumë se 1.700 Viktima në Turqi! Raportohet për mijëra të plagosur

Ka shkuar në 1.700 numri i personave që kanë humbur jetën në Turqi dhe Siri si pasojë e tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7.8 ballë. Mijëra persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa numri i viktimave pritet të rritet.

Numri i viktimave në Turqi është rritur gjithashtu në orën e fundit në më shumë se 1.000 të vdekur. Në Siri, të paktën 783 njerëz kanë vdekur në rajonet e Alepo, Hama, Latakia dhe Tartus, njoftoi televizioni shtetëror sirian.

Ekipet e shpëtimit në Turqi shpëtuan mbi 2.400 njerëz nga nën rrënojat e ndërtesave të rrafshuara nga tërmeti.

Numri i njerëzve në Siri që kanë vdekur si pasojë e tërmetit të mëngjesit të sotëm është rritur në 783, sipas shifrave nga agjencia e lajmeve AFP.

Kjo shënon një rritje të konsiderueshme dhe e çon numrin e përgjithshëm të vdekjeve në Siri dhe Turqi afër 1700. Numri i të vdekurve në Turqi është rritur gjithashtu në orët e fundit në më shumë se 1.000.

Latest articles

Related articles