Opinionistja e Big Brother Albania VIP 2, Zhaklina Lekatari ka bërë një deklaratë zyrtare në rrjetin social Facebook ku ka folur për një audio të saj ku thuhet së burri i saj përmes një shoku të saj ka tentuar që ta shantazhojë.
Zhaklina ka thënë se e ka bërë këtë “deklaratë” pasi që kështu mendon se është “mënyra më e duhur dhe më e saktë për t’ju dhënë përgjigje të gjithëve juve që po me telefononi për të ditur nëse lajmi që qarkullon nëpër portale është i vërtetë apo të gjithëve juve që më shkruani në inboxin e celularit tim”.
“Atëherë, po është e vërtetë, burri i Oltës nëpërmes një miku tim të përbashkët ka dashur të takohet me mua dhe gjëja e parë që unë kam vendosur ta bëjë ka qenë që unë të kontaktojë produksionin dhe t’ia tregojë këtë fakt produksionit – i cili me ka këshilluar që mos të takohem as me këtë familjarë po as me familjarë të tjerë”.
Por, Zhaklina duket se ka pasur presion dhe ka thënë se për shkak të trusnisë së madhe.
“Për shkak të presionit shumë të madh dhe për shkak të trusnisë së madhe unë kam përdorur termin e gabuar. Sigurisht ai nuk me ka shantazhuar sepse unë nuk e kam takuar kurrë, por ka dashur që të më kontaktoj”, ka thënë Zhaklina.
“Ajo çfarë dua unë të them është që ju duhet të kuptoni që ne si opionionist nuk jemi brenda në shtëpi dhe nuk jemi të përfshirë në ngjarjet që ndodhin brenda shtëpisë dhe mundohemi të jemi sa më objektiv dhe të jemi sa më tolerantë siç e thashë edhe në puntatën e kaluar. Për mua të gjithë banorët janë njësoj sepse pikërisht unë nuk kam debate të përditshme me ata ose ato dhe unë do të vazhdoj të jem tolerante dhe të vazhdoj këtë frymën e tolerancës që kam bërë deri tani dhe të vë në dukje kur banorët gabojnë dhe t’i ngre banorët kur ata kanë sjellje të mira”
Në fund ajo ka pasur një këshillë edhe për mediat që kanë shkruar për të.
“Kështu që ju lutem mos fryni dhe mos zmadhoni diçka që nuk është e vërtetë. Askush nuk ka tentuar që të më shantazhojë. Nëse dikush do të kishte tentuar, të jeni të sigurt do e kisha thënë apo do isha drejtuar tek organet e rendit”.