Lita: Mcgonigal përdori Nezën si dëshmitar i rremë kundër Bashës, vartësit e tij dy herë refuzuan çeljen e hetimeve

Gazetari Lavdrim Lita gjatë një intervistë në Euronews Albania ka deklaruar se, FBI ka zhvillaur në 2022 një mision faktmbledhës për përfshirjen e Charles Mcgonical, në ndikim të paligjshëm, për fushat naftëmbajtëse dhe nëse sinjalizimet për kompanitë kanë qenë në përputhje të interesave private.

Në shkurt të 2022 në Tiranë ka qenë FBI për një mision faktmbledhës për ish drejtorin e Kundërzbulimit të FBI McGonical, interesat ruse dhe kineze në vendin tonë. Ai kanë mbledhur fakte, për interesat ruse dhe kineze, dhe reagim i ambasadës së SHBA në Tiranë për këto çështje, si dhe për të parë sa reale kanë qenë ndikim i McGonical për fushat naftëmbajtëse, për (mos) favorizime të kompanive, që dyshoheshin se ishin guackë ruse, apo jo. Ata kanë dashur të kuptojnë nëse Mcgonical i ka për këto ndërhyrje për interesave private apo shtetërore, si ndikim i paligjshëm tek qeveria shqiptare. Kjo pjesë e dosjes është sekretuar dhe e shohin gjykatësit dhe prokurorët”.   

Sipas Litës, dosja është aktive. FBI po shikon lidhjet e Agron Nezës me Jevgeni Fokin, ish gjeneral i KGB, këshilltar i oligarkut të Putin, Oleg Deripaska.

FBI po shikon nëse marrëdhënia e Mcgonical, Agron Neza dhe Oligarkët rusë ka lidhje me ndikimin rus të zgjedhjeve të 2017. Ankesi i Shqipërisë në dosje lidhet me Agron Nezën, i cili është dëshmitar i rremë kundër Nick Muzin si lobist i PD, për rrjedhojë ndaj Lulzim Bashës. Pavarësisht që Agron Neza merr info apo link të BIRN nga zyra e kryeministrit Rama, ai ka dalë dëshmitarë i rremë, pasi në 2 raste vartësit e  Mcgonical në FBI nuk kanë hapur çështje, por në 26 shkurt 2018 McGonigal e urdhëron dhe e mbikëqyr hapjen e çështjes ndaj Muzin dhe Lulzim Bashë, ku Agron Neza bëhet dëshmitar konfidencial. Çfarë konfidencialiteti ka ky, kur ka qenë në udhëtime, dreka e darka të drejtorit të kundërzbulimit në Shqipëri. Ky ka lexuar shkrimin në shqip të BIRN“.

 

Latest articles

Related articles