Koleksioni privat më i madh në botë i makinave ka 7,000 modele dhe vlen $5 miliardë

Në botë ka disa koleksione impresionuse makinash e motorësh, por duket se vendin e parë e zë një prej tyre me rreth 7,000 modele që arrijnë vlerën 5 milionë dollarë.

Figura e kontestuar e sundimtarit të Brunei, Bolkiah llogaritet se një pasuri prej 25 miliardë dollarë.

Sulltani është kryetar shteti i Brunei, kryeministër, ministër i mbrojtjes, ministër i jashtëm dhe ministër i financave.

Më tej ai raportohet se drejton policinë dhe besimet fetare në vend.

Kështu që nuk ka shumë gjëra që ndodhin në vendin e pasur me naftë, Brunei që ai apo familja e tij nuk i dinë

Prej viteve 1990-të sulltani dhe familja e tij e madhe zotërojnë rreth 7000 automobilë luksi.

Askush nuk e di se mbahen makinat, por raportimet thonë se ato janë të fshehura në pallatin mbretëror të sulltanit, shkruan britanikja The Sun.

Makinat nuk mund të listohen të gjitha por sulltani raportohet se zotëron 600 Rolls-Royce (përfshi dhe mjetin në foto të larë në ar për martesën e të bijës), 450 Ferrari dhe 380 makina Bentley.

Sulltani nuk ka një model të vetëm të makinave pasi porosit disa, siç ndodhi me supermakinën Ferrari F40 në vitet 1990, nga të cilat sulltani zotëron 11 copë.

Ndërsa kur McLaren nxori në shitje mjetin e saj F1, sulltani porositi 10 copë.

Bugatti EB110, janë blerë disa prej maniakut të makinave.

Kur grupi anglez Aston Martin prodhoi tre modele V8 Vantage Special Series II në vitin 1997, sulltani i bleu të gjitha.

Ndërsa kur Bentley ende nuk prodhonte fuoristrada dhe sulltani donte një të tillë, grupi britanik i luksit ia plotësoi dëshirën enkas për të.

Me paratë e naftes dhe kontrollin e tij total ndaj saj, sulltani mund të porosiste nga çdo prodhues në botë modelin që dëshironte.

Princi raportohet se ka shpenzuar $78 milionë te kompania italiane Pininfarina për të blerë Ferrari, $475 milionë për Rolls-Royce dhe rreth $900 milionë te punuesit britanikë të xhevahirëve Asprey.

Sipas raportimeve shumica e koleksionit të tij po kalbet në bodrumet e pallatit mbretëror.

Latest articles

Related articles