Fshatrat e Poradecit, Devollit e Korçës pa energji elektrike prej 3 ditësh

3 fshatra të njësisë Udënisht në Pogradec prej 3 ditësh probleme me energjinë elektrike. Përkatësisht bëhet fjalë për fshatrat Lin, Buqezë dhe Piskupat të cilat furnziohen nga fidri i Prrenjasit.

Shkak për mungesën e energjisë është bërë rrjeti i amortizuar dhe këputja e përcjellësave. Sipas të dhënave edhe pse po punohet nga OSHEE Prrenjas sërish energjia nuk është mundur të rilidhet.Aktualisht janë rreth 600 familje pa energji.

Mbi 1400 familje pa energji elektrike janë edhe nëpër fshatrat e Devollit të cilat furnizohen nga fidri i Cangonjit.

Mbi 400 familje ndodhen momentalisht në errësirë edhe në Kolonjë dhe Maliq, ku problemet kryesore shënohen në fshatrat e Leskovikut dhe të Gorës.

Latest articles

Related articles