Dëshmi që “fundos” Ramën? Lita komenton intervistën e ish- të dashurës së McGonigal

Gazetari Lavdrim Lita komentoi intervistën e ish-të dashurës së Charles McGonigal, Allison Guerriero, e cila foli mbrëmjen e djeshme ekskluzivisht për emisionin “Review” në Euronews Albania. Sipas Litës, partnerja e McGonigal është analiste sigurie për agjencitë federale, dhe jo njeri i thjeshtë. Ajo ka instikte profesionale dhe e di çfarë ka thënë  për FBI.

Lita në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se është e çuditshme se si Rama ka pasur në përdorim aplikacionin Kas Sat të kompanisë  satelitore Viasat, pasi ky i fundit është në përdorim të inteligjencës shqiptare.

Po ashtu ai theksoi se miqësia e kreut të qeverisë shqiptare me McGonigal ka qenë e vërtetë.

“Miqësia mes Ramës e McGonigal ka qenë e vërtetë. Është e çuditshme se si Rama ka pasur në përdorim aplikacionin KAS SAT (kompania Viasat) sepse është në përdorim vetëm në përdorim të inteligjencës shqiptare dhe jo të zyrës së kryeministrit. Në SHBA hetimet nuk janë mbyllur, hetimet kanë vazhduar nga 2019 deri ditën që është arrestuar. Takimet e Ramës me Agron Nezën, fillojnë nga data 9 shtator në 2017.

Pak ditë përpara shkrimit të BIRN, McGonigal ka dëshmi të personave që kanë qenë nëpër darka e dreka që ai nga data 16 deri më datë 24 ka qëndruar në Tiranë me një agjendë të plotë takimesh me deputetë. Ka qenë vetë McGonigal që me datën 26 shkurt të hapë çështjen e lobimit duke marrë Agron Nezën si dëshmitar i çështjes kundër lobistit N8ck Muzin,  për rrjedhojë LulzimBashës. Thuhet që Agron Neza ka shërbyer si burim konfidencial ”- deklaroi Lita.

Ai foli dhe në lidhje me akuzat që rëndojë ndaj McGonigal.

“McGonigal ka vetëm dy aktakuza në kurriz, e para është mosplotësimi i formularëve të FBI, ku ka shkuar çfarë ka bërë, me kë ka biseduar, dhe e dyta është hyrja në konspiracion, përdorimi i aseteve të FBI-së për të hapur çështje ndaj rivalëve politik në Shqipëri.  Kundër Lulzim Bashës.”- tha ai.

Latest articles

Related articles