Administrata “falet” tek aplikacioni “Aktiv1st” – ISP: Presion politik dhe shkelje e ligjit, SPAK të hetojë

ërmes një deklarate për mediat, Instituti i Studimeve Politike (ISP) njofton se ka marrë informacione të shumta nga zyrtarë e punonjës të administratës publike dhe sektorëve të tjerë publikë, të cilët janë detyruar dhe ndihen nën presion nga strukturat eprore për të shkarkuar dhe për të përdorur aplikacionin “Aktiv1st”, i krijuar dhe i menaxhuar nga Partia Socialiste.

Punonjësit detyrohen të shikojnë, pëlqejnë dhe shpërndajnë njoftime politike që lidhen me aktivitetin politik të kësaj partie. Sipas ISP-së, përdorimi i një aplikacioni online, pronë e një partie, për të krijuar një sistem paralel monitorimi dhe vlerësimi përbën shkelje të ligjit, praktikë abuzive dhe cenim i dukshëm i lirive dhe të drejtave qytetare.

ISP i kërkon KQZ-së, Avokatit të Popullit, Komisionit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, etj, të ndërhyjnë për të garantuar parimet kushtetuese dhe marrjen e masave në përputhje me legjislacionin në fuqi. Gjithashtu i bëhet thirrje edhe SPAK-ut të nisë hetimet.

Deklarata

Legjislacioni shqiptar ndalon keqpërdorimin e të dhënave personave të qytetarëve për qëllime politike, marrjen e të dhënave përmes kushtëzimit dhe presionin politik mbi punonjësit dhe qytetarët për t’i përfshirë ose ekspozuar ata në aktivitete politike. Shqipëria është vend anëtar në KE dhe NATO, praj 2021 është në bisedime për anëtarësim në BE, gjë që nënkupton se ka detyrime ndërkombëtare, por edhe një hierarki të re të standardeve demokratike, të cilat duhet t’i respektojë dhe t’i demonstrojë.

Instituti i Studimeve Politike (ISP) ka marrë njoftime të shumta nga zyrtarë e punonjës të administratës publike dhe sektorëve të tjerë publikë, të cilët janë detyruar nga strukturat eprore për të shkarkuar dhe për të përdorur aplikacionin “Aktiv1st”, i krijuar dhe i menaxhuar nga subjekti politik, Partia Socialiste. Punonjësit detyrohen të shikojnë, pëlqejnë dhe shpërndajnë njoftime politike që lidhen me aktivitetin politik të kësaj partie. Ky angazhim vlerësohet përmes një sistemi pikëzimi, i cili në rrugë të paligjshme përdoret si tregues i suksesit dhe matës i cilësisë së punës së tyre profesionale. Ligji mbi nëpunësit civil dhe Kodi i Punës nuk kanë kritere politike në listën e kritereve vlerësuese të performancës, karrierës dhe të ruajtjes së marrëdhënieve të punës. Përdorimi i një aplikacioni online, pronë e një partie, për të krijuar një sistem paralel monitorimi dhe vlerësimi përbën shkelje të ligjit, praktikë abuzive dhe cenim i dukshëm i lirive dhe të drejtave qytetare.ISP shpreh keqardhjen që institucionet dhe forcat politike përgjegjëse nuk kanë nxjerrë mësime me skandalin e “patronazhistëve” në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, dhe se një model i njëjtë online po instalohet si praktikë dhe sistem, duke u imponuar si normalitet në sjelljen politike të partive në raport me shtetin dhe qytetarët. Partitë dhe politikanët kanë përgjegjësi publike të dëshmojnë integritet dhe vlera morale, respekt të parimeve kushtetuese dhe të shtetit të së drejtës, ndryshe nga sa vijojnë të veprojnë, duke u shndërruar me arrogancë në promovuese, avokate dhe zbatuese të praktikave të tilla abuzive.

ISP apelon Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Komisionerin për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Avokatin e Popullit, KQZ, si dhe institucionet e tjera që veprojnë në fushën e të dhënave personale, komunikimeve elektronike, të drejtat e nëpunësve dhe të zgjedhjeve në RSH, të ndërhyjnë për të garantuar parimet kushtetuese dhe marrjen e masave në përputhje me legjislacionin në fuqi.

ISP gjithashtu apelon SPAK dhe Prokurorin e Përgjithshëm të ndërmarrin hetime lidhur me rastin, për të jetësuar me akte konkrete premtimin e tyre dhe të reformës “të gjithë të barabartë përpara drejtësisë” dhe “fund pandëshkueshmërisë”.

ISP fton median dhe kolegët e shoqërisë civile të reagojnë, si dhe fton institucionet ndërkombëtare, përfshirë delegacionin e BE-së të rikujtojnë praktikat e mira dhe përgjegjësitë e Shqipërisë në raste të tilla.

Koha për transparencë, drejtësi, integritet dhe llogaridhënie.

Latest articles

Related articles