TIRANË | Qendra masazhesh me shërbime ‘ekstra’ po mbijnë si kërpudha…

6 operacione me 15 të arrestuar dhe 10 të hetuar në gjendje të lirë. Ky është raporti i goditjes së qendrave të masazheve nga Sektori i Trafiqeve në DVP Tiranë.

Zonat ku “gëlojnë” shërbimet “ekstra” janë ajo e Komunës së Parisit dhe Unazës së Re, aty ku edhe përqendrimi i popullsisë është më i lartë. Një metodë kjo mjaft e sofistikuar për t’i shpëtuar “syrit” të policisë dhe atij të qytetarëve.

Pse kaq pak operacione në një vit?

Natyrshëm lind pyetja se përse kaq pak operacione në 365 ditë. Është një nga veprat penale shumë të vështira për t’u provuar dhe për të vënë para drejtësisë me prova të pakontestueshme autorët.

Të faktosh prostitucionin, duhet të shkosh edhe deri në kryerje akti, e më pas në dhënien e pagesës.

Pra nëse një agjent i policisë, në këtë rast i infiltruari, shkon në një qëndër masazhi, ai duhet të shkojë deri në momentin final. Nëse ai thjeshtë bën pagesën dhe nuk e fakton që aty e kryejnë shërbimin “ekstra”, siç e quajmë ne në gjuhën tonë, nuk e arreston dot.

Ka pasur raste, psh, dy qendra që u goditën në 2020-ën, ku kishte edhe biseda telefonike që nënkuptonin se në to ofrohej diçka ekstra. Por nëse nuk do të ishin dëshmitë e vajzave që punonin aty, nuk do të ishte bërë prangosja e pronarëve.

Edhe rasti i fundit, është i njohur prej kohësh nga sektori i trafiqeve, madje mund të them që është një rast që e kam ndjekur edhe vetë, por për arsye që preferoj të mos i bëj publike, nuk e kemi vijuar bashkëpunimin. Gjithsesi rezultati është ky.

Vendi ku ndodhet kjo qendër masazhi, ështe në një lagje shumë të populluar. Nuk ka asnjë të dhënë dalluese që kemi një qendër masazhesh aty. Funskiononin më shumë përmes rrjetit social Instagram.

Duhet të themi që janë shtuar shumë këto të fundit. Pra ti mund të hapësh isntagram dhe ke faqe pafund që e thonë troç se ofrojnë shërbime ekstra. Ose janë faqe qendrash masazhesh, nuk e thonë se çfarë ofrojnë, por fotot që vendosin në profil, të lënë të kuptosh se aty bëhet diçka ilegale.

Skema që ndjek policia është thuajse gjithmonë e njëjtë. Bëhet me një të infiltruar. Normalisht për efekt proceduarial dhe transparence, gjithçka filmohet dhe i vihen në dispozicion vetëm prokurorisë dhe gjykatës. Kjo është një provë e pakontestueshme dhe është e vështirë që dikush t’i shpëtojë ligjit.

A janë pak operacione, po. A duhet të kishte shumë? Patjetër që po. A është e vështirë, sërish po. A mund të asgjësohen? Kjo është e pamundur., është si çdo vepër tjetër kriminale dhe penale, e cila, mund të rrallohet, por jo të asgjësohet. Është sëmundje shoqërore. E njerëzve që duan të pasurohen shpejt. Fatkeqësisht e vajzave të reja.

Dhe këtu dua të ndalem pak. Grupmosha që punon në këto ambjente. Janë vajza që nuk i kalojnë të 30-tat.

Në vitet e mëhershme, vajzat flisnin në polici. Tani nuk flasin. E mohojnë. Gjë që tregon që e zgjedhin vetë atë që bëjnë. Ka raste të njerëzve që janë arrestuar, janë lituar dhe kanë vijuar përsëri të bëjnë të njëjtën gjë. Është si vrasësi. Nëse lirohet një vrasës, del dhe do vrasë sërish. Është e pashmangshme.

Pse në zonat e populluara?

Ka gjithmonë një arsye pse zonat ku janë më të përhapura këto qqendra masazhesh happen në zona të populluara:

Sepse si Komuna e Parisit, ashtu edhe Unaza e Re, apo siç e njohim të gjithë, Astiri, janë të mbipopulluara. Ndërsa ambjentet që merren me qera, mund të merren fare lehtësisht. Pra ndodh që nuk bëjnë as kontratë. Madje edhe vetë pronarët e ambjenteve nuk dinë çfarë bëhet në to. Po ashtu, kjo është edhe një metodë për t’i shpëtuar syrit të policisë.

A ka qendra masazhesh me shërbime ekstra në periferi?

Ajo që është e re? Mua më kanë mbërritur denoncime që qendrat e masazheve po gëlojnë edhe në rrethe. Madje në qyteza të vogla si Thumana psh.

Dënueshmëria e kësaj vepre penale

Të dalim pak tek marzhi i dënueshmërisë së këtyre veprave penale. Nëse shohim nenin 113 të KPP, ushtrimi i prostitucionit dënohet me gjobë ose burgim deri në tre vjet. Pra, psh, punëtoret e qendrave të masazheve, nëse kapen duke kryer këtë vepër, aq i bie të dënohen.

Ndërsa nëse shkojmë tek neni 114 i KPP shtytja, ndërmjetësimi ose marrja e parave nga prostitucioni, hiqet masa administrative, pra gjoba dhehe marzhi nis nga 2 deri në 5 vjet.

Më e rëndë është dënueshmëria kur kjo vepër kryhet me të mitur. Fillon nga 7 deri në 15 vjet. Nëse i referohemi rastit të djeshëm, ku vëllai shfrytëzonte edhe motrën për të ushtruar prostitucion, edhe për marrëdhëniet në gjini, sërish dënueshmëria është nga 7 deri në 15.

Unë mendoj që ligji për të miturit duhët të jetë më i ashpër. Mos të jetë fare nga 7 deri në 15, por të jetë fikse, 15 vjet psh. Ndoshta në këtë pikë duhet riparë KPP.

Kemi patur raste. Madje në rastin e kapur dje, ato pranonin të merrnin në punë edhe të mitura. Ose rasti i 2020-ës, ka qenë edhe një 17 vjeçare që punonte në një nga qendrat e goditura. Dhe gjyqtari i çështjes e rëndoi dënimin.

Latest articles

Related articles