Tea “djeg” më vaj të nxehtë Valbonën, plas sherri më BBVIP, ndërhyn edhe Luizi(Video)

Gjatë provës së javës, banorët e Big Brother Vip janë përplasur sërish me njëri-tjetrin. Vëllai i Madh ka caktuar që banorët të gatuajnë 4 mijë petulla, por kjo është shoqëruar me zënka mes Valbonës, Luizit dhe Teas.

Valbona i kërkoi Teas që ta fikte për një moment sobën, pasi tigani i saj nuk po nxehej sa duhej dhe ishte mbushur plot me vaj.

Por, Tea tha se ajo nuk ka pse e bën një gjë të tillë. Valbona kërkoi me mirësjellje të fliste me Diolën, duke qenë se është liderja e Teas. Tea, duke folur me revoltim, pa dashur i hodhi pak vaj të nxehtë Valbonës. Pas këtij incidenti, situata u agravua më shumë.

Debati

Valbona: Pse i bëni me kaq inat?

Tea: Po nuk i bëj me inat o Valbon

Luizi: Po si ka mundësi që vetëm ty të djeg o Tea?

Valbona: Duhet fikur komplet të pushojë pak. A ka mundësi të largohesh dhe të vijë dikush tjetër, po ta kërkoj më mirësjellje

(Tea hedh vajin)

Valbona: Ej, seriozisht e ke

Luizi: Ja seriozisht e ke, ja bërë për kunj tani

Latest articles

Related articles