KOMENT | Berisha “vdes” për Bashën!


Nga Edlira Devolli

Kur në axhendën e Lulzim Bashës hyri ideja e vetingut të politikanëve, nëpër skutat e gjirizeve të trekëndëshit të bermudës, filloi sulmi frontal kundër tij.

Lind pyetja: kush e hodhi i pari idenë për nevojën e vetingut në politikë? Askush nga liderët e zhytur në mëkate. Insistoi vetëm Basha, i pa trazuar nga mëkatet e pushtetit.

Jo vetëm vetingu por edhe ideja e dekomunistizimit i bëri edhe më të bashkuar tre udhëheqësit e postkomunizmit kundër Lulzim Bashës, të cilët i rrëmbyen postin e kryeministrit në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Halli i trekëndëshit është një e vetëm një, rreziku për t’u larguar njëherë e mirë nga politika e nga pazaret. Kjo i ka bërë e i bën bashkë në vazhdimësi të tre brinjët e trekëndëshit të bermudës, kundër të vërtetës dhe kundër të ardhmes së Shqipërisë. Të tre nuk duan hetim dhe të tre vijnë nga e shkuara komuniste, të tre nuk jetojnë dot pa mbrojtjen e pushtetit.

Faktet e fundit me hetimin e McGonnigal po i hapin sytë shqiptarëve. Tërë këto vite propaganda e trekëndëshit Berisha, Metaj, Rama ka qenë sulm i padrejtë kundër Lulzim Bashës dhe me ndërgjegje të plotë ata kanë helmuar opinionin publik.
Jo që Basha nuk është financuar nga qarqe ruse, por kundër Bashës është investuar brenda dhe jashtë vendit. Investimet jashtë i zbuloi Amerika dhe me sa duket kjo është maja e ajsbergut. Investimet brenda vendit janë të dukshme kudo, në emisione të ndryshme argëtuese ku goditej pareshtur figura e tij. Në faqe të ndryshme e rrjete sociale të hapura posaçërsht për ta denigruar si figurë. Në emisione politike me lloj lloj analistësh ku trumbetonin me demagogji opinione për të zbehur figurën e Lulzim Bashës. Mos harroni këtu 50 milion mesazhe për të “vrarë” Lulzim Bashën (i zbuluar ky nga një investigim i
Birn).
Tashmë Berisha po kërkon të përvetësojë luftën politike, akuzat e sponsorizuara nga qeveria në rastin e aferës kriminale McGonnigal jo si luftë ndaj Bashës, por si sponsorizime kundër tij. Deri dje thoshte se e shpallën “non grata” akuzat e Ramës e Bashës.
Ngjizjen e akuzës për financime ruse e bëri Rama me paratë e shqiptarëve. Berisha sa kohë i duhej mbrojtja e Bashës dhe e PD e kundërshtoi. Kur e humbi mbrojtjen, ia mori hua brinjës tjetër të trekëndëshit dhe sulmoi me egërsi Bashën duke shpifur se ma dha “Donald Lu”. Një gur e dy zogj, mbrojti dhe Ramën si autorin e vertetë të akuzës.

Sot e vërteta tregon se shefi i FBI nuk është marr me Berishën në asnjë moment, por me Bashën dhe “legjenda” po abuzon duke kërkuar ta kthej në anën e vet edhe këtë.

Latest articles

Related articles