Fansi akuzon Big Brother për manipulim të votës

Big Brother VIP 2, i pari dhe i fundit që do të ndjek. Teksa vitin e shkuar ishte BBV 1 nuk më kishte tërhequr, këtë vit ishte komplet ndryshe. Fenomeni Luiz që na u shfaq kudo, TV, rrejtet sociale si Facebook, Instagram, Tik Tok e tjerë. Nuk ishte parë as dëgjuar më herët një ndikim i tillë nga një person.

Ish pjestari i këtij BBV, Ronaldo, tha një fakt: Luizi është zbulimi më i madh që ka bërë një show televiziv. Ndërsa unë them sikur të bëhen bashkë të gjithë fituesit e BB në Shqipëri edhe Kosovë, prapë Luizi do peshonte sa të gjithë ata.

Është BBV i fundit që do ndjek, për faktin që nuk do të ketë një Luiz të dytë dhe për faktin që (Vëllau i madh) ne e dim por edhe lopa e din, që loja që po bëjnë është shumë e shpifur.

Efi ishte diamanti i kësaj shtëpie, bile në disa fragmente shumë më burrërore edhe se vet Luizi, mund të them se Efi është fituesja morale e këtij BB.

Shqiptarë, thjesht mos shpenzoni lek duke votuar të preferuarit tuaj, ato vota nuk do ju numrohen, njëjtë siç nuk ju janë numëruar asnjëherë.

Deri mbrëmë po bëhej super lojë, si nga ata që ishin, edhe nga ata që dolën, deri te te analistet që ishin shume realë dhe koshientë. Por (vëllau i madh) e prishi këtë lojë. Tani për ti vënë kapakun që nuk ia vlen ta ndjekësh show të tilla është që Luizit të ja mohojnë fitoren, pavarsisht se Luizi kur të dalin mund të krijojë BBV të vetin nga Tik toku edhe ato 100.000€ i fiton në 5 minuta.

Selami Kastrati

Latest articles

Related articles