Dy persona janë arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Italisë, pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim narkotikësh.
Personi me inicialet K. Ç. (C)., 33 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë në Gjermani, për trafikim narkotikësh. Ky person do të ekstradohet drejt Italisë, pasi Gjykata e Pavias, Itali, me vendimin e datës 24.10.2019, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikim droge”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Maksimumi i dënimit është 20 vjet burgim.
Sali Allushi, 59 vjeç, banues në Elbasan, i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, në vitin 2014 e ka dënuar 59-vjeçarin me 7 vjet e 5 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Me datë 15.10.2011, në dalje të qytetit të Elbasanit, 59-vjeçari është kapur teksa shiste në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, sasi lënde narkotike heroine.