Gjykata liron dy mjekët e QSUT-së, pezullohen nga detyra

Gjykata ka liruar dy mjekët e QSUT-së, të cilët u arrestuan për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Prokuroria e Tiranës kërkoi burg për mjekun Nazmi Metaliu dhe teknikun e imazherisë Astrit Masnaku, por gjykata urdhëroi lirimin e tyre dhe caktoi masën e pezullimit nga detyra.

Mjeku Metaliu dhe imazheristi Mansaku u arrestuan dy ditë më parë, me dyshimin se morën 120 mijë lekë për të favorizuar pacientë që t’i nënshtrohen skanerit duke shmangur procedurat standarde.

Në dosjen hetimore thuhet se gjithçka nisi kur një pacient që do bënte skaner i kanë shtyrë datën dhe kanë futur një tjetër në vend të tij.

Ky pacient, i cili do të paguante 60 mijë lekë, ka bërë kallëzim, më pas kanë futur një të infiltruar dhe kanë dokumentuar shkeljet që kryheshin në QSUT.

Hetimet kanë nisur disa muaj më parë, ndërsa hetuesit kanë dokumentuar disa raste të shkeljes së ligjit nga dy punonjësit e QSUT-së.

Latest articles

Related articles